ShBA sulmon objektiva të reja të Shtetit Islamik
Washington, 1 shtator - Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vazhduar sulmin ndaj objektivave të Shtetit Islamik në Irakun e Veriut.
Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, John Kirby tha se SHBA-ja do të vazhdojë bashkëpunimin me qeverinë irakiane, OKB-në dhe organizatat jo-qeveritare për të ndihmuar në përmirësimin e situatës humanitare në Irak.
Gjendja është keqësuar së tepërmi në Irak, që kur militantët e Shtetit Islamik filluan spastrimet etnike në rajonet e pushtuara në Irakun Verior.
Sulmet me avionë të telekomanduar nga ushtria amerikane filluam më 8 gusht, por mendohet se ato nuk janë tërësisht efikase ndaj IS.