SHBA shton sanksionet ndaj Koresë së Veriut
Washington, 27 prill - SHBA do të shtojë sanksionet mbi Korenë e Veriut dhe do të rritë masat diplomatike që synojnë të bëjnë presion ndaj vendit për t\'i dhënë fund programeve të saj bërthamore dhe raketore.
Strategjia e presidentit Donald Trump u njoftua pas një takimi të posaçëm me të gjithë 100 senatorët amerikanë.
Më parë, komandanti i lartë i SHBA në Paqësor mbrojti vendosjen e një sistemi të avancuar të mbrojtjes nga raketat në Korenë e Jugut.
Tensionet janë ngritur mes frikës se Veriu po planifikon teste të reja të armëve.
\"Shtetet e Bashkuara kërkojnë stabilitet dhe denunuklearizim paqësor të gadishullit Korean,\" tha një deklaratë e përbashkët e lëshuar nga Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis dhe Drejtori i Shërbimeve Kombëtare të Inteligjencës Dan Coats.
\"Ne mbetemi të hapur ndaj negociatave drejt këtij qëllimi, por mbetemi të përgatitur për të mbrojtur veten dhe aleatët tanë. Qasja e presidentit synon të ushtrojë presion mbi Korenë e Veriut për shkatërrimin e raketave bërthamore, raketave balistike dhe programeve të përhapjes së armëve duke shtrënguar sanksionet ekonomike dhe duke ndërmarrë masa diplomatike me aleatët tanë dhe partnerët rajonalë\", thuhet në deklaratë.