SHBA shtojnë sanksionet ndaj Rusisë
Washington, 30 korrik - Presidenti amerikan, Barack Obama, ka rritur sanksionet kundër Rusisë derisa vazhdon përkrahja e Moskës për rebelët prorusë në lindje të Ukrainës.
Obama, nga Shtëpia e Bardhë ka thënë se sot është dita kur duhet ta kujtojmë se Shtetet e Bashkuara e bëjnë atë që e thonë derisa ne rreshtohemi me komunitetin ndërkombëtar në përkrahjen e të drejtave dhe lirive të popujve nëpër botë.
Ky vendim amerikan bëhet pas atij të Bashkimit Evropian që dje ka vendosur të zgjerojë sanksionet e saj ndaj individëve dhe kompanive ruse.
Obama ka thënë se të vepruarit në linj me evropianët iu jep sanksioneve fuqi më të madhe.
Departamenti i Thesarit amerikan ka shtuar edhe tri banka në listën e sanksioneve sektoriale ndërsa e ka sanksionuar edhe një kompani që ndërton anije si reagim ndaj veprimeve të Rusisë në Ukrainë.