SHBA shqetësohen për shtimin e pranisë ruse në Siri
Washington, 7 shtator - Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shprehin shqetësim rreth njoftimeve se Rusia po shton praninë ushtarake në Siri.
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry paralajmëroi homologun e tij rus se veprime të tilla mund të çojnë në më shumë viktima të njerëzve të pafajshëm dhe rrezikon konfrontim me koalicionin amerikane në Siri.
Sergei Lavrov nuk i është përgjigjur publikisht zotit Kerry, por të dy diplomatët ranë dakort të diskutojnë konfliktin në Siri në fund të këtij muaji në Nju Jork.