09 Janar 2025

SHBA, sanksione kundër Millorad Dodikut

Washington, 18 janar - Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara ka imponuar sanksione kundër liderit nacionalist të Republikës Serbe në Bosnjë Hercegovinë, Millorad Dodik, duke thënë se ai në mënyrë aktive po i pengon përpjekjet për implementim të Marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995, me të cilën përfundoi lufta në Bosnjë Hercegovinë.

Sanksionet e shpallura mbrëmë u mundësojnë autoriteteve amerikane që ta bllokojnë qasjen në ndonjë pasuri ose fond të tij nën jurisdiksionin e Shteteve të Bashkuara.

Zoti Dodik, president i entitetit autonom serb në Bosnjë, është kritikuar nga fuqitë perëndimore për këmbënguljen e tij për ta shënuar 9 janarin. Këtë datë serbët në Bosnjë e konsiderojnë Ditë të shtetësisë.

John Smith nga Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara, tha se “duke e penguar Marrëveshjen e Dejtonit, Millorad Dodik paraqet kërcënim të rëndësishëm për sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë Hercegovinës”.

/rel/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)