SHBA: Rriten gjasat për përleshje me Rusinë dhe Kinën
Washington, 2 korrik - Një raport i djeshëm i Pentagonit ka tërhequr vërejtjen për gjasë të vogla por në rritje se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen në luftë me fuqitë e tjera botërore, Rusinë dhe Kinën, dhe ka parashikur konsekuenca që do të jenë të pakufizuara.
Probabiliteti i involvimit në luftë ndërshtetërore me fuqi madhore është vlerësuar se është i vogël por në rritje, thuhet në raportin e Strategjisë Ushtarake Kombëtare për vitin 2015.
Rusia disa herë ka demonstruar se nuk e respekton sovranitetin e fqinjëve të vet dhe se ka gatishmëri për ta përdorë forcën për ti arritur qëllimet e veta, thotë raporti.
Pentagoni, mëtutje, e thekson praninë e trupave ruse në konfliktin në Ukrainë, megjithqë Moska nuk pranon se e ka vendosur ushtrinë e saj në pjesën lindore të Ukrainës për ta forcuar kryengritjen separatiste.
Kina, po ashtu, është përmendur në raport si vend agresiv në rritje dhe që paraqet kërcënim për interesat e sigurisë së Shteteve të Bashkuara në botë, ku stabiliteti është i ndjeshëm.