SHBA përkujton viktimat e 11 shtatorit
New York, 11 shtator - Sot përkujtohet 14-vjetori i sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo datë i referohet sulmit të AlKaedës mbi dy kullat binjake në New York si dhe në Pentagon, në Uashington.
Dy aeroplanë udhëtarësh u përplasën në Qendrën Botërore të Tregtisë në New York, duke i shkatërruar kullat binjake, ndërsa aeroplani i tretë u rrëzua në ndërtesën e Pentagonit në Uashington.
Afro tre mijë njerëz u vranë atë ditë nga sulmi, i cili u bë shkak për nisjen e një fushate të gjerë të SHBA-ve kundër krimit dhe terrorizmit. Në SHBA gjatë kësaj dite, qëndron hapur Museu i Përkujtimit të 11 shtatorit.
Gjithashtu, në shenjë respekti dhe nderimi për viktimat e sulmit në Amerikë, që nga viti që nga viti 2003 organizohet Festivali i filmit të shkurtër, Nine Eleven Dedication Festival