SHBA përforcon mbështetjen për Evropën
Bruksel, 14 shkurt - Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka konfirmuar lidhjet e forta ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, duke thënë se SHBA ka një interes të thellë në fuqizimin e Evropës përballë tensioneve të reja me Rusinë dhe fluksit të papreçedent të refugjatëve.
Në Konferencën e NATO-s për Sigurinë, në Mynih, zoti Kerry foli edhe për rëndësinë e një zgjidhjeje jo-ushtarake për krizën e Sirisë.
\"Nëse komuniteti ndërkombëtar dhe vetë sirianët e humbasin mundësinë për të arritur një zgjidhje politike për konfliktin, atëherë dhuna, gjakderdhja, torturat dhe pamjet e bombardimit të grave dhe fëmijëve do të vazhdojnë. Të gjitha bisedimet e zhvilluara deri më tani do të përballen vetëm me cinizmin e popujve të botës që presin prej udhëheqësve të tyre të ofrojnë zgjidhje.
Për krizën e Ukrainës, zoti Kerry tha se Rusia duhet të përmbushë marrëveshjen e paqes të arritur nga Gjermania dhe Franca vitin e kaluar në Minsk, të Bjellorusisë.
Sekretari Kerry tha se Rusia ka përpara një zgjidhje shumë të thjeshtë: të zbatojë plotësisht marrëveshjen e Minskut, ose të vazhdojë të përballet me sanksione ekonomike.