11 Janar 2025

SHBA, Obama fiton zgjedhjet

Washington, 7 nëntor - Rezultatet paraprake tregojnë se Presidenti Barack Obama ka mundur rivalin e tij republikan Mit Romney. Sipas rezultateve të raportuara deri në mesnatë sipas orës së kryeqytetit Washington, demokrati Barack Obama ka siguruar 290 vota elektorale dhe zoti Romney ka marrë 203 vota.

Sipas rezultateve paraprake, Obama ka siguruar fitore në mbi 20 shtete si dhe në kryeqytetin e vendit Uashington. Presidenti fitoi në shtete të rëndësishme si Ajova dhe Pensilvani.

Romney siguroi fitore në shtetin e lëkundur të Karolinës së Veriut dhe në Indiana. Për momentin ende nuk mund të parashikohet rezultati për shtetet Florida dhe Virxhinia.

Kandidati republikan, Mitt Romney, pak para orës 7, sipas kohës në evropë, në paraqitjen e tij para mbështetësve, ka pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

“Unë sapo e kam thirrur presidentin Obama për ta uruar për fitoren e tij. Edhe mbështetësit e tij dhe ekipi i fushatës së tij mertiojnë gjithashtu përgëzimin. Ju dëshiroj më të mirat, por në veçanti presidentit, Zonjës së Parë dhe vajzave të tyre. Kjo është kohë e sfidave të mëdha për Amerikën dhe unë lutem që presidenti të jetë i suksesshëm në udhëheqjen e kombit tonë”, u shpreh Romney.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)