SHBA, nis të ndjehet efekti i urdhrit ekzekutiv për ndalimin e refugjatëve
Urdhri ekzekutiv që ndalon qytetarët e shtetë vendeve me shumicë myslimane hyri menjëherë në fuqi natën e së premtes, duke i bllokuar disa vetë në aeroporte në mes të udhtimit.
Gazeta The New York Times njofton se juristët kanë ndërmarrë hapa ligjore në emër të dy refugjatëve irakianë që po mbaheshin në aeroportin JFK në New York dhe kërkuan një proces që do ta zgjeronte akt-padinë në mënyrë që të ishte e vlefshme për të gjithë refugjatët që thonë se po ndalohen ilegalisht në aeroportet amerikane.
Avokatët që punojnë për Projektin për Ndihmën ndaj Refugjatëve dhe grupeve të tjera të të drejtave civile, i thane gazetës se një nga dy burrat po mbaheshin në New York, kishte punuar për qeverinë amerikane në Irak për 10 vjet, ndërsa tjetri po vinte në Amerikë, për tu bashkuar me gruan dhe të birin, që jetojnë në Shtetet e Bashkuara.
Asnjëherë nuk kemi pasur ndonjë problem, pasi klientët tanë arrijnë në aeroportet amerikane. Është tronditje e madhe të shohësh njerëz të ndalohen për një kohë të pacaktuar në vendin që duhet ti mirëpresë ata, I tha gazetës The New York Times, një nga avokatët, Mark Doss.
Zyrtarët në aeroportin e Kajros në Egjip thanë se një familje irakiane nuk ishte lejuar të hipte në një avion që shkonte në Nju Jork, për shkak të rregullave të tjera.
Kur urdhri për fluturimet u dërgua në aeroportin Kennedy në Nju Jork, zyrtarët e atjeshëm, reaguan me udhëzimin që familja e përbërë nga burri, gruaja dhe dy fëmijë të mos lejohej të hipte në avionin e EgyptAir.
Agjencia e fluturimit Qatar Airways u tha klientëve nga shtatë vendet se do tu duhej ose një kartë e gjelbër, ose një vizë diplomatike që të mund të hipin në një avion të destinuar për në Shtetet e Bashkuara
Zëri i Amerikës kontaktoi Departamentin e Shtetit për të pyetur se çfarë udhëzimesh po nxjerr kjo agjenci për refugjatët që janë aktualisht në tranzit gjatë udhëtimit për në Shtetet e Bashkuara , apo për ata që kanë karta të gjelbra, që për momentin janë jashtë vendit.
Një zëdhënës u përgjigj duke thënë se Departamenti i Shtetit po punon për ta vënë në zbatim urdhrin ekzekutiv dhe se siguria e popullit amerikan, është gjithmonë primare.
Ne e marrim seriozisht përgjegjësinë për mbrojtjen e publikut amerikan, ndërsa mbetemi të angazhuar që të ndihmojmë njerëzit më të dobët të botës, tha zëdhënësi We take seriously our responsibility to safeguard the American public while remaining Mark Toner.
Një zëdhënëse e Departmentit për Sigurinë Kombëtare i tha agjencisë Reuters se edhe ata që kanë karta të gjelbra, do të përfshihen tek urdhri i ndalimit.
Përveç ndalimit për 90 ditë të banorëve nga Iraku, Siria, Irani, Sudani, Libia, Somalia dhe Jemeni për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, urdhri ekzekutiv i Presidentit Trump parashikon një ndalim të përhershëm të refugjatëve sirianë dhe një ndalim në fuqi për 120 ditë për të gjithë refugjatët që duan të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.