12 Janar 2025

SHBA mobilizohet për 4 Korrikun, shkak sulmet terroriste

Washington, 2 korrik - Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara ka mobilizuar të gjitha autoritetet e sigurisë, në mënyrë që të shmangin çfarëdo lloj sulmi terrorist.

Agjencitë e intelegjencës kanë shpërndarë njoftimin zyrtar që të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm dhe vigjilentë.

Arsyeja kryesore për gjithë këtë frikë është ISIS. Drejtori i FBI-së, James Comey ka thënë se nuk ka asnjë kërcënim, por sulmet e këtij grupi terrorist janë bërë të paparashikuara.

Sipas tij, gjithmonë ekziston rreziku që këta të shfrytëzojnë data të rëndësishme, si 4 Korriku, në mënyrë që të bëjnë sulme që do të kishte edhe pasoja të mëdha edhe në njerëz, duke qenë se festimet kulmojnë ne sheshet kryesore me lëshimin e fishekzjarrëve.

Comey gjithashtu është shprehur se këtë vit, masat e sigurisë ndryshojë nga çdo vit tjetër paraprak, pasi edhe metodat e sulmeve kanë ndryshuar. Sipas tij, tashmë nuk ka nevojë që dikush nga jashtë SHBA-ve të vijë dhe të bëjë një sulm, pasi më zhvillimin e teknologjisë ata arrijnë të rekrutojnë të rinj përmes rrjeteve sociale.

“Këtë vit është shumë ndryshe nga vitet e kaluara. Nëse më parë e kemi pasur një sy tek hyrje-daljet, tani me ISIS ka gjetur metoda të tjera të rekrutimit të të rinjve. Ata përdorin rrjetet sociale ose mënyra të tjera online, për të bindur dikë që të bëjë një sulm”, është shprehur ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)