11 Janar 2025

SHBA me ligj të ri për programin e vizave

Washington, 10 dhjetor - Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresin amerikan ka miratuar me shumicë dërrmuese një ligj që do të përjashtonte persona që kanë vizituar Sirinë, Irakun apo çdo “vend apo rajon tjetër me shqetësime” në pesë vitet e fundit nga një program që lejon hyrje pa viza në Shtetet e Bashkuara.

Ligji është pjesë e një përpjekjeje dypartiake për të ndryshuar Programin për Heqjen e Vizave që aktualisht lejon qytetarë nga 38 vende të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për qëndrime prej 90 ditësh ose më pa iu dashur të marrin një vizë nga ambasadat ose konsullatat.

Paketa që u miratua me 407 vota pro dhe 19 kundër dje në mbërmje do të sillte një sërë ndryshimesh, përfshirë detyrimin për vendet pjesëmarrëse që të kontrollojnë të dhënat për udhëtarët në informacionet e Interpolit për të përcaktuar nëse janë të kërkuar nga agjencitë e rendit, bazuar në lidhjet me terrorizmin ose aktivitetet kriminale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)