13 Janar 2025

SHBA: Marrëveshje sinjalizon normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë

Washington, 11 shkurt - Departamenti i Shtetit përshëndeti kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë si dhe përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, për atë që e quajti sukses të takimeve në kuadrin e dialogut të nivelit të lartë më 9 dhe 10 shkurt në Bruksel.

Takimet mes kryeministrave Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiç, me pjesëmarrjen e shefes së politikës së jashtëme të BE-së Federica Mogherini, çuan në nënshkrimin e marrëveshjes për çështjet e drejtësisë.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Jen Psaki tha se kjo marrëveshje shënon një hap përpara në procesin e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Zonja Psaki tha se kjo sinjalizon gjithashtu angazhimin e vazhdueshëm dhe të fortë të të dyja palëve për zbatimin e plotë të marrëveshjes së arritur në Bruksel në prill të vitit 2013 mes Prishtinës dhe Beogradit.

Shtetet e Bashkuara, tha zonja Psaki, do të vazhdojnë të mbështesin fuqimisht të gjitha palët në këtë përpjekje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)