SHBA kërkon zgjidhje afatgjate për lapidarin
Beograd, 21 janar - Shtetet e Bashkuara, me rastin e heqjes së lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë, u kanë bërë thirrje serbëve dhe shqiptarëve që, në bashkëpunim me OSBE-në, të gjejnë zgjidhje afatgjate dhe të përhershme.
Inkurajojmë të gjitha palët që të vazhdojnë të bashkëpunojnë me OSBE-në, në mënyrë që të gjendet zgjidhje afatgjate dhe e përhershme e atij problemi, ka thënë për mediat serbe atasheu për shtyp në ambasadën e SHBA-së në Beograd, Steven Stark.
Pjesëtarët e xhandarmërisë serbe, të dielën, kanë hequr lapidarin e pjesëtarëve të rënë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Një gjë e tillë ka nxitur reagimin e autoriteteve shqiptare, por edhe më gjerë.