10 Janar 2025

SHBA kërkoi nga Serbia rezultate nga dialogu me Kosovën

Beograd, 5 gusht - Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, William Berns, i ka thënë kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, se Shtetet e Bashkuara i gëzohen bashkëpunimit me Qeverinë e re, të bindura se e ardhmja e saj do të jetë në Bashkimin Evropian.

Në bisedën telefonike, Bërns i ka thënë Daçiqit se “SHBA-ja pret përparimin e Serbisë në rrugën e integrimeve evropiane, vazhdimin e reformave dhe rezultate të dukshme dhe të qëndrueshme në dialog me Prishtinën”, ka njoftuar kabineti i Qeverisë serbe.

Daçiq, në anën tjetër, ka shprehur bindjen se ndërtimi i bashkëpunimit të mirë me SHBA-në është \"prioritet i Qeverisë së Serbisë\".

Ai ka deklaruar se Serbia dëshiron të vazhdojë rrugën evropiane, e cila, siç është shprehur, nënkupton harmonizimin e legjislaturës serbe me atë të BE-së, ashtu si edhe dialogun me Prishtinën dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura nga qeveria paraprake.

“Serbia do që të jetë faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon”, ka thënë Daçiq, duke nënvizuar se vendi i tij është i gatshëm të ndërtojë bashkëpunim më të fortë me SHBA-në në fushën e ekonomisë, të mbrojtjes, në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit.

Parlamenti i Serbisë ka zgjedhur qeverinë e re me në krye socialistin Ivica Daçiq më 27 korrik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)