SHBA-ja sulmon grupin Al-Shabaab në Somali
Washington, 30 dhjetor - Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme ajrore në Somali duke pasur për cak liderin e grupit Al-Shabaab, grup i cili ka lidhje me organizatën terroriste Al-Qaeda.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Mark Wright, ka thënë përmes një deklarate të lëshuar, se si rezultat i sulmeve është goditur një objekt në Saakow, që gjendet në Somalinë jugore.
Në deklaratë, nuk është specifikuar se kush i ka drejtuar sulmet ajrore e as nëse operacioni ka rezultuar me vrasjen e të dyshuarit.
Si rezultat i sulmeve ajrore të SHBA-ve në Somali gjatë shtatorit të vitit të kaluar, është vrarë lideri i Al-Shabaab, Ahmed Abdi Godane.
Godane ishte zëvendësuar nga Ahmed Umar.
Agjencia Associated Press e ka cituar një zyrtar të lartë amkerikan të ketë thënë se sulmet në Somali, kësaj radhe nuk e kanë pasur cak Ahmed Umar.
Pentagoni ka njoftuar se është duke e vlerësuar rezultatin e sulmit në Somali.