10 Janar 2025

SHBA i kërkon Serbisë heqjen e strukturave paralele

Washington, 3 tetor - Përfaqësuesja e Delegacionit të Shteteve të Bashkuara në OSBE, Nida Gelazis ka kërkuar nga Serbia që të shpërbëjë strukturat paralele në veriun e banuar me shumicë serbe në Kosovë.

Ajo ka bërë këto komente gjatë një takimi të grupit e punës të OSBE-së në Vjenë, mbi zbatimin e të drejtave të njeriut, në veçanti të pakicave.

Përfaqësuesja amerikane, sipas deklaratës së publikuar në uebfaqen e OSBE-së, ka thënë se Kosova edhe pse nuk është anëtare e OSBE-së, duhet të zbatojë përkushtimet e OBSE-së për mbrotjtjen e minoriteteve.

Qeveria e Kosovës, ka thënë ajo, duhet të vazhdojë, që të adresojë në praktikë shqetësimet e serbëve të Kosovës, romëve dhe komuniteteve tjera pakicë.

Gelazis, e ka quajtur hap pozitiv hapjen e zyrës administrative në veri të Mitrovicës.

“Është thelbësore për Serbinë, e cila gjendet në këtë tavolinë, që t`i japë fund institucioneve paralele në veri të Kosovës. Këto institucione e minojnë sundimin e ligjit dhe ofrojnë bazë për mosmarrëveshjet mes shqiptarëve të Kosovës dhe të tjerëve, në veçanti të serbëve, që dëshirojnë të bashkëpunojnë me institucionet legjitime të Kosovës”, ka thënë ajo, duke potencuar si të papranueshëm, pengimin e sundimit të ligjit nga ana e zyrtarëve serbë në veri.

“Në vitin e kaluar është parë një vazhdim i pengimit të autoritetit të ligjshëm në veri të Kosovës, përfshirë aktet e dhunshme dhe retorikën nxitëse të zyrtarëve serbë, që kanë kërcënuar me “reciprocitet” për veprimet e ligjshme dhe provesionale të forcave paqeruajtëse. Kjo duhet të ndalet”, ka thënë përfaqësuesja amerikane në OSBE

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)