SHBA i dorëzon Ukrainës armatime ushtarake
Washington, 22 nëntor - Pentagoni njoftoi për dorëzimin e disa pajisjeve ushtarake si radarë për zbulimin e sulmeve me topa dhe raketa, qeverisë së Ukrainës.
DAM ditën e premte deklaroi se ushtria amerikane i ka dhënë Ukrainës tre sisteme radarësh për zbulimin e sulmeve me topa dhe mortaja.
Dorëzimi i këtyre pajisjeve është bërë me kërkesë të qeverisë së Kievit për tu përballur me separatistët pro rusë në lindje të Ukrainës.
Sistemet e radarëve janë dërguar në Ukrainë me anë të avionit transportues C-17. Dorëzimi i tyre u bë pas akordit të arritur me Joe Biden zv/president i Amerikës i cili kishte marrë pjesë në përvjetorin e parë të protestave në Ukrainë.
Steven Warren, zëdhënësi i DAM ka thënë: Brenda disa javëve të ardhshme Ukrainës do ti dorëzohen 20 sisteme të tjera radarësh kundër mortajave dhe predhave dhe ushtarakët Ukrainës do të marrin trajnimet e duhura për këto sisteme brenda muajit dhjetor.