09 Janar 2025

SHBA, Gjykata e Apelit shqyrton urdhrin e Trump

Washington, 8 shkurt - Gjykata e Apelit që po shqyrton çështjen e kufizimit të udhëtimeve shtroi pyetjen nëse urdhri ekzekutiv i Donald Trumpit është diskriminues ndaj myslimanëve.

Richard Clifton, një prej tre gjykatësve që duhet të dalin me një vendim më vonë gjatë javës, pyeti nëse do të konsiderohet kjo lëvizje diskriminuese po të prekë vetëm 15% të myslimanëve të botës.

Të martën, të dyja palët paraqitën në sallën e gjyqit argumentet e tyre. Por, cilido të jetë vendimi i këtij organi, çështja me shumë gjasë do të përfundojë në Gjykatën e Lartë të vendit, thotë BBC.

Clifton kujtoi se urdhri mbulon vetëm shtatë shtete të cilat janë identifikuar nga administrata Obama dhe Kongresi si vende që i meritojnë kufizimet e vizave, bazuar kjo në kërcënimin terrorist.

Washingtoni, Minesota dhe disa shtete të tjera amerikane kërkojnë që Gjykata e Apelit në San Fransisko ta bllokojë dekretin për aq kohë sa t’iu kërkojë proceseve të tyre gjyqësore për t’u zhvilluar.

Sondazhet tregojnë se opinioni publik amerikan është thellësisht i përçare sa i takon kësaj çështjeje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)