09 Janar 2025

SHBA: Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të shndërrohet në ushtri

Washington, 28 janar - Frikën se nën udhëheqjen e Donald Trump-it administrata amerikane do te ndryshojë politikat në Kosovë e ka shuar sekretari i ri i Mbrojtjes, James Mattis në një dëshmi me shkrim për Senatin.

Në raportin prej 56 faqesh, shefi i Pentagonit konfirmoi se SHBA do ta mbrojë Kosovën dhe se NATO do të qëndrojë atje për aq sa të jetë e nevojshme.

“Kosova është një shembull që tregon se çfarë ndodh kur komuniteti ndërkombëtar, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkushtohet në mbrojtjen e vlerave dhe interesave të veta. Në përgjithësi, atje do të rekomandoja reduktime konform situatës së sigurisë në terren, por për momentin, KFOR qëndron vendimtar që të sigurojë stabilitetin në regjion.\"

\"Për më tepër, para se te reduktohet prezenca ushtarake e SHBA-ve në Kosovë, Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të marrë mandat për sigurim të brendshëm dhe mbrojtjen territoriale, një ndryshim që do të kërkojë edhe ndryshime kushtetuese me mbështetjen e Parlamentit”, pohon Mattis.

Ai theksoi gjithashtu nevojën për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Gjenerali shprehu mbështetjen për dialogun Prishtinë-Beograd dhe pohoi se njohja e sovranitetit të Kosovës nga Serbia do të adresohet para anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ndërkaq edhe kryeministrja britanike Theresa May, gjatë takimit me presidentin Donald Trump, deklaroi se do të mbronin Kosovën bashkë me SHBA.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)