SHBA e shqetësuar për zhvillimet në Maqedoni
Washington, 27 shkurt - Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka shprehur shqetësime lidhur me tensionet politike në Maqedoni.
Një zëdhënës i DASH tha se Qeveria amerikane me shqetësim po ndjek zhvillimet politike në Maqedoni, pas shpërthimit të aferës së përgjimeve dhe rastin e ashtuquajtur Puç.
Uashingtoni zyrtar vlerëson se këto zhvillime kanë ngritur çështje serioze për qytetarët e këtij vendi, por edhe për miqtë ndërkombëtarë.
DASH i bën thirrje autoriteteve maqedonase që të respektojnë standardeve më të larta të shtetit të së drejtës, transparencë, mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe pavarësi të gjyqësorit, por edhe sigurimin e integritetit të proceseve demokratike në Maqedoni.
Lidhur me raportet e disa mediave se mund të anulohen vizat amerikane dhe sanksione të tjera për shumë zyrtarë dhe protagonistë politik në Maqedoni, një zyrtar amerikan nuk përjashtoi një gjë të tillë.