ShBA e Rusia dakordohen të formojnë grupin e normalizimit të marrëdhënieve
Moskë, 14 prill - Rusia dhe ShBA-ja ranë dakord të ngrenë një grup për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe, njoftoi zv./ministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov.
Ryabkov i tha agjencisë së lajmeve Rusia Sot, se grupi do të formohet brenda dy ose tre muajsh në nivel zv./ministri.
Ai shtoi se deri tani të dy palët kanë rënë dakord në parim, por axhenda e diskutimeve nuk është përcaktuar ende.
Gjatë ditëve të fundit Rusia dhe ShBA-ja kanë shkëmbyer akuza të ashpra ndaj sulmit me armë kimike në Siri, sidomos mbi largimin ose jo të presidentit sirian nga detyra.