15 Janar 2025

SHBA do të sulmojë Shtetin Islamik

Washington, 11 shtator - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se është i përgatitur për të sulmuar militantët e Shtetit Islamik (ISIS) në Siri dhe në Irak dhe se do të dërgojë qindra ushtarë shtesë në një fushatë të intensifikuar “për të shkatërruar dhe degraduar” grupin militant.

“E kam bërë të qartë se ne do t’i ndjekim terroristët kudo që janë”, ka thënë Obama në fjalimin kombëtar në Shtëpinë e Bardhë.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se SHBA-ja do të dërgojë 475 ushtarë shtesë në Irak, për të mbështetur forcat irakiane dhe kurde në luftimet kundër militantëve të Shtetit Islamik, por ka thënë se trupat nuk do të jenë të angazhuara në luftime.

“Ky është parimi thelbësor i presidencës sime: Nëse ju kërcënoni Amerikën, ju nuk do të gjeni asnjë strehë të sigurt”, ka thënë Obama.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)