13 Janar 2025

ShBA do të shtojë ndihmën ushtarake për Ukrainën

Washington, 12 mars - Shtëpia e Bardhë shpalli të mërkurën se, për shkak se gjendja në Ukrainën Lindore vazhdon të jetë serioze, ShBA-ja do të rritë ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe njëkohësisht do të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë.

Në një komunikatë të saj Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se po të mërkurën zv.presidenti amerikan Joe Biden i telefonoi presidentit ukrainas Petro Poroshenko dhe i njoftoi vendimet e mësipërme.

Po të mërkurën, sekretari amerikan i Shtetit John Kerry u shpreh në një seancë dëgjimore në Senat se vëllimi i përgjithshëm i raundit të ri të ndihmës ushtarake për Ukrainën do të arrijë në 75 milionë dollarë.

Një zyrtar amerikan që donte të mbetej anonim bëri të ditur se ndihma ushtarake përfshin armët jovdekjeprurëse, pajisje telekomunikacioni dhe pajisje mjekësore.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Rusisë bëri të ditur po të mërkurën se Moska është e gatshme të diskutojë me vendet përkatëse hartimin e një versioni të ri të Traktatit të Forcave të Armatosura Konvencionale në Europë, për të ruajtur sigurinë në këtë kontinent.

Njëkohësisht, kjo ministri u shpreh se vendimi i ShBA-së për sanksione të reja ndaj Rusisë ka mundësi të jetë shkaktuar nga pezullimi i pjesëmarrjes së Rusisë në grupin e përbashkët konsultativ për Traktatin e Forcave të Armatosura Konvencionale në Europë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)