SHBA do të përfshijnë edhe sulmet tokësore ndaj ISIS-it
Washington, 28 tetor - Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se do të përfshijnë edhe sulmet tokësore në fushatën e tyre ndaj ISIS-it në Irak dhe Siri.
Sekretari i Mbrojtjes Ash Carter tha se do të shtoheshin edhe sulmet ajrore ndaj objektivave të rëndësishëm.
Këto komente ai i bëri në Komitetin e Senatit të Shërbimeve të Armatosura.
Nuk do të hezitojmë në mbështetjen e partnerëve tanë në sulmet ndaj ISIS-it, qofshin ato ajrore apo tokësore. Do të intensifikojmë sulmet ajrore ndaj objektivave të rëndësishëm, tha Carter.