SHBA do të mbyllë 15 baza ushtarake në Europë
Washington, 9 janar - Ministria amerikane e mbrojtjes ka njoftuar se do të mbyllë 15 baza ajrore në Europë si pasojë e shkurtimeve të buxhetit ushtarak.
Sipas Pentagonit, po përfundojnë operacionet në bazën ajrore në Britani dhe 14 baza të tjera në Europë do tu kthehen qeverive të vendeve përkatëse, me parashikimin për të kursyer 500 milion dollarë amerikanë në vit.
Baza amerikane e RAF Mildenhall në verilindje të Londrës, e përbërë nga një personel prej 3200 ushtarakësh dhe familjet e tyre pritet të mbyllet në 6 vitet e ardhshëm.
Ndihmëssekretari amerikan i mbrojtjes për çeshtjet e sigurisë ndërkombëtare, Derek Chollet deklaroi në një konferencë shtypi se këto ndryshime nuk do të prekin aftësinë e forcave të armatosura.
\"Me këtë vendim për shkurtimin e disa pjesëve të infrastrukturës ushtarake ne synojmë konsolidimin e veprimtarisë sonë, por kjo nuk do të cënojë aftësinë operacionale. Këto ndryshime nuk do të ulin nivelin e aftësisë sonë dhe angazhimet me aleatët dhe partnerët tanë.\"