10 Janar 2025

SHBA do të lejon hyrjen e 110 mijë refugjatëve në gjatë vitit 2017

Washington, 15 shtator - Presidenti Barack Obama ka përcaktuar një objektiv të ri, për të lejuar hyrjen e 110 mijë refugjatëve në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit fiskal 2017.

Kjo shifër është rreth 10 mijë më tepër se objektivi i mëparshëm, dhe rreth 30 për qind më tepër se sa këtë vit.

Sekretari Shtetit John Kerry e bëri të njohur këtë pikësynim të Shteteve të Bashkuara në një takim me dyer të mbyllura të komisioneve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit.

Hera e fundit kur Shtetet e Bashkuara përcaktuan një objektiv kaq të lartë për sistemimin e refugjatëve ishte viti 1995, kur president ishte Bill Clinton; Ai ra dakord të pranojë 112 mijë refugjatë.

Gjatë vitit fiskal 2015 Shtetet e Bashkuara pranuan vetëm 70 mijë refugjatë.

Obama mund ta njoftojë zyrtarisht planin para se të marrë pjesë në seancës për refugjatët gjatë takimit të javës së ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)