12 Janar 2025

SHBA dislokojnë avionë F-16 në Turqi

Ankara, 10 gusht - Misioni amerikan në NATO tha se ka dislokuar aeroplanë luftarakë F-16 në një bazë ajrore turke, ndërkohë që vazhdojnë sulmet ajrore të koalicionit kundër militantëve Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

Ankaraja e hapi bazën e Inçirlikut për operacionet luftarake kundër ISIS-it muajin e kaluar dhe ka filluar njëkohësisht filluar fushatën e saj ajrore kundër Shtetit Islamik dhe grupi separatist kurd, PKK.

Gjashtë avionë F-16 janë dërguar në Inçirlik nga Baza ajrore e Avianos në Itali, së bashku me një personel prej 300 vetash.

Edhe mbrëmë gjatë natës vazhduan operacionet e përditshme nga ajri kundër ISIS-it, ku forcat e udhëhequra nga SHBA kanë kryer 16 sulme ajrore në Irak dhe shtatë në Siri.

Javën e kaluar, Pentagoni tha se forcat amerikane në Turqi kryen sulmin e tyre të parë kundër luftëtarëve të shtetit islamik në Siri. Zyrtarët ushtarakë amerikanë thanë se sulmi i parë u krye kryer nga një avion pa pilot në të njëjtën ditë që avionë të telekomanduar amerikanë dhe të tjerë filluan të arrijnë në Inçirlik.

Turqia dhe Shtetet e Bashkuara po planifikojnë veprime të përbashkëta ushtarake për të spastruar militantët nga një zonë e Sirisë pranë kufirit turk.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)