11 Janar 2025

SHBA dhe Rusia ngadalë po e reduktojnë armatimin atomik

Stokholm, 13 qershor - Instituti për moszgjerim të armatimit atomik, SIPRI, me seli në Stokholm, thotë se fuqitë më të mëdha atomike në botë, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, ngadalë po e reduktojnë arsenalin e tyre atomik, por po i modernizojnë kapacitetet e tyre.

Instituti Ndërkombëtar i Paqes në Stokholm (SIPRI) në raportin e tij të publikuar sot thekson se ka më pak 455 koka atomike në fillim të vitit 2016, në mesin e nëntë shteteve, në krahasim me një vit më parë.

Në këtë kuadër, SIPRI thotë se Shtetet e Bashkuara, Rusia, Britania, Franca, Kina, India, Pakistani, Izraeli dhe Koreja Veriore, kanë gjithsej 15,395 koka bërthamore në fillim të vitit 2016, përfshirë 4,120 që ishin vendosur në mënyrë operacionale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)