SHBA dhe Koreja e Jugut fillojnë manovrat ushtarake
Seul, 23 gusht - Rreth 50.000 forcave koreanojugore dhe 30.000 amerikane janë mobilizuar në manovrat e përvitshme Ulchi Freedom, që zhvillohen me simulime kompjuterike të një sulmi të mundshëm nga Koreja e Veriut.
Dhjetëra mijëra forca të ushtrisë koreanojugore dhe amerikane nisën të hënën manovrat ushtarake me simulimin e një sulmi koreanoverior, ndërsa Pheniani ka reaguar me kërcënime për një sulm bërthamor në formë paralajmërimi.
Manovrat e përvitshme Ulchi Freedom zhvillohen kryesisht për një periudhë dyjavore me simulim kompjuterik, por shoqëruar edhe me mobilizimin e rreth 50.000 forcave koreanojugore dhe 30.000 amerikane.
Çdo vit kjo fazë stërvitore shkakton rritje të tensioneve në gadishull. Ndër të tjera këtë vit në një klimë të tendosur ndër-koreane.