Serwer: Serbia e ka të qartë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës
Washington, 5 nëntor - Analisti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, ka theksuar se çështja e njohjes reciproke mes Serbisë dhe Kosovës, edhe për një kohë të gjatë nuk do të jetë në rend dite.
Sido që të jetë, sipas tij, Bashkimi Evropian i ka bërë të ditur Serbisë, se nuk mund të bëhet në asnjë mënyrë anëtare e BE-së pa normalizuar marrëdhëniet diplomatike me Kosovën.
BE-ja dhe SHBA-ja tani ia kanë bërë të qartë plotësisht Serbisë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës. Kjo është bërë edhe me dokumentin e Komisionit Evropian ku thuhet se integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm, ka theksuar Serwer.