13 Janar 2025

Serwer: Gjykata Speciale ka mundur të evitohet

Washington, 25 mars - Krijimi i Gjykatës Speciale mund të jetë i dhimbshëm dhe i vështirë për Kosovën, mirëpo është shumë e rëndësishme për vendin që të dëshmojë një gatishmëri për hetimin e akuzave për krime të luftës dhe gjykimin e tyre në një mënyrë të drejtë.

Kështu ka thënë gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri”, profesori universitar dhe njohësi i mirë i politikave ndërkombëtare, në veçanti atyre ballkanike, Daniel Serwer.

Sipas tij, Gjykata Speciale ka mundur të evitohet, siç thotë ai, sikur gjyqësia kosovare të bënte një punë më efikase, duke u marrë në mënyrë më efektive me krimet e luftës.

“Gjykata Speciale ka mundur të evitohet sikur gjyqësori i Kosovës të kishte ndjekur rastet e krimeve të luftës në mënyrë më të ashpër dhe në mënyrë më efektive. Atëherë do të kishte më pak nevojë për këtë Gjykatë Speciale”, tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)