Serwer: Evropa, raciste ndaj shqiptarëve
Washington, 18 prill - Eksperti për çështjet në Ballkan, profesori Daniel Serwer, i këshillon shpesh Shtëpinë e Bardhë për politikat në rajonin tonë, gjatë një ligjërate që pati me studentët e Kosovës që po qëndrojnë në një vizitë studimore në Washington Spring School, është shprehur se Evropa ka qasje raciste ndaj shqiptarëve.
Ai ka bërë këto komente duke folur për vonimin e liberalizimit të vizave për Kosovën, proces ky i cili sipas tij, është i stërvonuar dhe i pajustifikueshëm nga Evropa. Gjithashtu ai ka komentuar edhe mbi idenë e ndryshimit të kufijve në Ballkan, gjë të cilën ai e konsideron hapje të Kutisë së Pandorës.
Nuk mund të ketë as ndarje të Kosovës dhe as bashkim me Shqipërinë. Ndryshimi i kufijve është hapje e \'Kutisë së Pandores\' dhe kjo nuk i duhet Amerikës dhe aleateve tanë në Evropë, tha Serwer.
\"Çështja shqiptare s\'është prioritet në Washington\"
Duke folur për Gjykata Speciale, ka vlerësuar se Gjykata Speciale është rezultat i dështimit të sistemit gjyqësor te Kosovës, në njërën anë, dhe përkushtimit dhe insistimit serb tek ndërkombëtaret që kjo të bëhet, në anën tjetër, raporton Lajmipress.
Zhvillimi i Kosovës varet nga përgjegjësia që marrin qytetarët e saj për fatin e tyre dhe nga vendosmëria e tyre për te çuar në vend idealet që kanë pasur, tha ai, duke shtuar se \"Çështja shqiptare sot nuk është prioritet në Washington. Fatkeqësisht, ka shume prioritete më të mëdha me të cilat ballafaqohet politika e jashtme amerikane tani si: ISIS, Korea e Veriut, Irani, etj.
Prandaj, sot më shumë se kurrë shqiptarët duhet të punojnë intensivisht në Washington që të mbesin sa më lartë në agjendën Amerikane dhe të kenë përkrahjen e Washingtonit në vazhdimësi
, është shprehur Server.