Server: Kosova duhet të ketë qeveri stabile
Washington, 11 gusht - Kosova duhet të ketë një qeveri stabile dhe për këtë, partitë politike kosovare duhet të kenë një pakt për çështjet prioritare, që kanë të bëjnë me shtetin e Kosovës.
Kështu deklaroi analisti amerikan për Ballkanin, Daniel Server. Në një intervistë për Radio Kosovës, ai ka folur edhe për Tribunalin Ndërkombëtar, i cili sipas tij, do të merret me krimet e kryera në Kosovë.