Serish tragjedi në Mesdhe, mbyten 40 emigrantë
Romë, 6 maj - Të paktën 40 njerëz humbën jetën pasi varka e tyre u mbyt të martën aftër brigjeve italiane.
Viktimat ishin pjesë e një grupi prej 137 emigrantësh që synonin të hynin në territorin europian nga Afrika Veriore.
Pas tragjedisë të së martës numri i viktimave arriti në 1800 vetëm gjatë këtij viti. Shumica e tyre bënë përpjekje të rrezikshme për të hyrë në territorin e Italisë.
Sipas autoriteteve italiane numri i përgjithshëm i emigrantëve që do të tentojnë në mbërrijnë në brigjet italiane do t\'i kalojë 170 mijët e vitit të kaluar.