Serbisë, statusin jo, por inkurajim për në mars 2012
Bruksel, 5 dhjetor - Insistimi i zyrtarëve të BE-së që me tri ditë maratonike në rundin e tetë të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të arrihet së paku një marrëveshje ia ka rritur gjasat Serbisë që të marrë statusin e kandidatit, por jo kësaj radhe.
Sipas disa diplomatëve të vendeve kyç të BE-së, të cilët i ka kontaktuar Koha Ditore gjatë fundjavës, duket se marrëveshja nuk do ti ndihmojë Serbisë ta arrijë qëllimin këtë javë, por në mars 2012.
Menjëherë pas arritjes së Marrëveshjes së pagëzuar si IBM zyrtarët e Komisionit Evropian, por edhe Robert Cooper dhe njerëzit e tjerë të Këshillit, janë vënë në veprim për ta shfrytëzuar këtë rezultat si argument për ti ndihmuar Serbisë.
Madje, sipas diplomatëve, në këto përpjekje është thënë se marrja e statusit të kandidatit nga ana e Serbisë do të mund të ndihmojë në vazhdimin e dialogut, ndërsa në të kundërtën do të jetë më e vështirë që Serbia të mbetet konstruktive.