13 Janar 2025

Serbia para Kosovës, me azilkërkues

Bruksel, 5 janar - Kosova është etiketuar si “dele e zezë” në rajon për shkak migrimit ilegal në BE.

Ndërsa shifrat zyrtare të “Eurostat” tregojnë se disa shtete të rajonit, përfshirë Serbinë, prijnë me numrin e azilkërkuesve në shtetet e Bashkimit Evropian.

Për nëntë muajt e vitit të kaluar (janar – shtator), 18.840 qytetarë nga Serbia kanë kërkuar azil në BE, kurse për të njëjtën periudhë nga Kosova kanë kërkuar azil 11.610 qytetarë, tregojnë të dhënat zyrtare të BE-së.

Sipas zyrës së statistikave të BE-së “Eurostat”, e cila çdo tre muaj publikon raportin e azilkërkuesve në BE, që vijnë nga të gjitha shtetet e botës, tregohet se Serbia për çdo vit është më lart se Kosova me numrin e azilkërkuesve, e cila renditet menjëherë pas Sirisë dhe Afganistanit.

/zeri/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)