Serbia nuk do të bëj marrëveshje paqeje me Kosovën
Beograd, 2 shtator - Ministri i Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministër i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se Serbia nuk do të nënshkruajë marrëveshje ndërkombëtare të paqes me Kosovën.
Mediat në Beograd ndalen te deklarata e kryeministrit në detyrë, Hashim Thaçi, i cili gjatë konferencës për Ballkanin Perëndimor ka thënë se \"Kosova është e gatshme për të vazhduar në fazën e dytë të dialogut\", i cili duhet të kishte përfunduar me \"marrëveshjen ndërkombëtare për paqe në mes Kosovës dhe Serbisë \".