Serbia, kurrë më në Srbicë, Gllogovc e Urosevac
Beograd, 25 maj - Serbia nuk do të mund të kthejë institucionet e veta në shumicën e qyteteve të Kosovës, prandaj, duhet patur kujdes me cfarëdo platforme që bëhet për atë të cilën Beogradi e quan krahinë të saj jugore.
Këto komente i ka bërë kryeministri serb, Aleksandar Vuciq, të dielën, për B92, duke komentuar planin e presidentit Tomislav Nikoliq për Kosovën. Ai bëri të ditur që për këtë cështje, do të duhet të merret paraqysh edhe qëndrimi i Perëndimit.
Vuciq tha se një ditë do të flasë gjerë e shtruar me shefin e shtetit të tij.
Do të ulemi dhe do të bisedojmë për të parë nëse ka dicka reale që mund të bëhet dhe më pas do tu tregojmë të gjithëve, tha kryeministri serb për B92, transmeton Klan Kosova.
Qëndrimi i Perëndimit duhet të diskutohet po ashtu, që është dicka ekstremisht e kundërt me atë që thotë kjo platformë (e Nikoliqit). Nuk është reale të pritet që Serbia të ketë institucione në Srbicë (Skenderaj), Gllogovc (Drenas) dhe Urosevac (Ferizaj). Kjo për shkak të politikave të këqija në periudhën e mëhershme.
Vuciq tha nuk është në konflikt me presidentin, ndërsa la të kuptohet që beson se Nikoliq e dëshiron vazhdimin e rrugës evropiane të Serbisë. Ai po ashtu tha se është i bindur që kryetari e di sa të vështira janë negociatat për Kosovën në Bruksel.