Serbia fushatë në CNN me Kosovën brenda hartës së saj
Prishtinë, 16 dhjetor - Serbia ka nisur një fushatë të re për të investuar në këtë vend, përmes një spoti në gjigantin botëror televiziv CNN.
Në spotin që po transmetohet vazhdimisht në këtë televizion, harta e Serbisë paraqitet bashkë me Kosovën si pjesë të saj, raporton KTV.
Fushatën po e bën Oda Ekonomike e Serbisë bashkë me Qeverinë në Beograd.
CNN në emisionin e radhës On The Road gjithashtu sjell reportazhe të shumta nga Serbia.
Kosova kishte investuar miliona euro në një fushatë për përmirësimin e imazhit të shtetit të ri e të pavarur të Kosovës, transmeton Koha.net.
Ajo ishte shfaqur një kohë edhe në CNN, dhe asaj i printe ish-ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Mimoza Kusari Lila.