Serbia e pranon se e ka humbur betejën me Kosovën për UNESCO
New York, 29 shtator - Krerët shtetërorë të Kosovës që me vete kanë marrë edhe shumë zyrtarë me rastin e 70-vjetorit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, janë fokusuar në promovimin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.
Por, kundërlobim të fuqishëm është duke bërë edhe Serbia, e cila ka kërkuar që Kosova mos të shpërblehet me anëtarësim në UNESCO.
Megjithatë zyrtarë serbë e kanë pranuar se do ta kenë vështirë që ta ndalin anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, shkruan sot Koha Ditore.
Presidentja Jahjaga, kryeministri Mustafa e ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, janë prijësit e delegacionit prej 25 vetash, të cilët kanë udhëtuar për Nju-Jork.
Shefi i diplomacisë së Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se janë fokusuar në promovimin e anëtarësimit të Kosovës në agjencitë e OKB-së dhe organizata ndërkombëtare.
/Koha Ditore/