Serbia e interesuar për blerjen e aeroplanëve rus MiG-29
Beograd, 4 shkurt - Serbia është e interesuar për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes kundërajrore të tiptor, pancir dhe buk, si dhe për aeroplanët e luftës MiG-29, shkruan Sputnjik.
Beograd është i interesuar për to pas kumtesës për planet e Kroacisë që të blejë armatim amerikan, ka kumtuar përfaqësuesi i Shërbimit Federal për bashkëpunimin tekniko- ushtarak.
Po shqyrtojmë çështjen e dërgesës së mjeteve për MKA (Mbrojtje kundër ajrore) dhe avionë lufte MiG-29 në Serbi. Ky vend është partner yni strategjik në Evropë në shumë sfera përfshirë edhe bashkëpunimin ushtarak- teknik.