Serbia dënon vendimin e Kushtetueses në Kosovë
Beograd, 11 nëntor - Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të pezulluar marrëveshjen për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është goditje për dialogun e Brukselit dhe kërcënon stabilitetin rajonal.
Sipas Daçiqit, Prishtina po tall komunitetin ndërkombëtar dhe Bashkimin Evropian, sepse nuk ka mundësi që dikush të pezullojë marrëveshjen e Brukselit.
Edhe kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është i papranueshëm dhe se Prishtina duhet të zbatojë obligimet.
Gjykata Kushtetuese ka sqaruar të martën se pezullimi i marrëveshjes vlen deri në vlerësimin e përputhshmërisë së parimeve të Asociacionit të komunave me shumicë serbe me Kushtetutën e Kosovës.
/rel/