Serbia alarmohet nga deklaratat e SHBA-së për Kosovën
Beograd, 28 janar - Angazhimi i Ministrit të ri Amerikan të Mbrojtjes, Jamess Mattis për formimin e ushtrisë së Kosovës ka alarmuar mediat e Serbisë.
Mediat serbe kanë transmetuar dhe komentuar raportin e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Jamess Mattis, i cili nga Senati amerikan ka kërkuar formimin e Ushtrisë së Kosovës.
Artikulli i njërës nga gazetat më të lexuara në Serbi, beogradases Blic, nis me titullin Qeni i tërbuar i Trumpit porosit formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.
Ministri amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, porosit që para zvogëlimit të pranisë së forcave amerikane në Kosovë, forcat vendore të Kosovës duhet të marrin mandatin për mbrojtjen e vendit, shkruan Blic.
Edhe gazeta Danas, duke cituar mediat kosovare, thotë se qëndrimi i administratës amerikane karshi Kosovës mbetet i pandryshueshëm.
Ndërsa, portali Telegraf.rs vjen me titullin Trump shumë i ashpër në qëndrime: Kosova duhet ta formojë ushtrinë, duke vazhduar më tej se krahas kësaj pritet që Serbia ta njoh Kosovën.
Ndërsa, agjencia e pavarur e lajmeve B92, lajm kryesor e ka deklaratën e Sekretarit të Mbrojtjes se po formohet Ushtria e Kosovës.
Edhe portali politika.rs ka raportuar se \"medat në Prishtinë thonë se Mattis deklaron se duhet formuar ushtria e Kosovës\".
Sekretari i ri amerikan i Mbrojtjes, James Mattis në një dëshmi me shkrim për Senatin.
Në një raport drejtuar Senatit, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes thekson se FSK duhet të shndërrohet në ushtri.
Ai e ka mbështetur dialogun Prishtinë- Beograd derisa ka shtuar se, njohja e sovranitetit të Kosovës nga Serbia do të adresohet para anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Për më tepër, para se të jetë i arsyeshëm reduktimi i prezencës së trupave ushtarake amerikane, Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të pranojë urdhrin për të administruar siguri të brendshme dhe mbrojtje territoriale, një zhvendosje e cila do të kërkonte ndryshime kushtetutore me mbështetje parlamentare, kishte thënë Mattis, në një përgjigje me shkrim drejtuar Senatit.