13 Janar 2025

Serbët i vret murtaja e bardhë, çdo vit për 35.000 më pak

Shkruar nga Ismet Azizi

Sipas të dhënave të fundit mbi popullsinë të Institutit Republikan të Statistikave, në Serbi në vitin 2013 kanë shkuar nga kjo botë 100,000 njerëz, ndërsa vetëm 65.540 foshnje janë lindur.

Kjo do të thotë se shteti për çdo vit mbetet pa një qyteti të madhësisë së Kovinit, Pozhegës apo Nova Varoshit.

Është tashmë e qartë se lajme të mira për një të ardhme të afërme nuk do të ketë.

Të dhënat demografike për 2014, të cilat do të përpunohen dhe publikohen në fillim të këtij viti do ta dëshmojnë një gjë të tillë.

Ekspertët e statistikës kanë llogaritur se në fillim të viti 2014 në Serbi kanë jetuar saktësisht 7 146 759 njerëz. Kjo tashmë seriozisht ka lëkundë rezultatet e regjistrimit të cilat janë ende taze, të cilat tregojnë  një shifër prej 7.2 milionë.

Në hartën e Republikës së Serbisë janë 1458 vendbanimeve në të cilat nuk është lindur asnjë fëmijë. Në dhjetë vitet e fundit kanë shkuar jashtë Serbisë për të jetuar dhe punuar 146,500 njerëz të arsimuar, të cilët kanë qenë në kulmin e pjekurisë riprodhuese, shkruan portali sandzakonline.

Masat e mëparshme të politikës popullative, të cilat me më shumë ose më pak entuziazëm zbatohen për më shumë se një dekadë nuk kanë dhënë pothuajse asnjë rezultat. Situata veçanërisht është alarmante sidomos në zonat rurale, ku vaji i foshnjës –është një mrekulli. Ekonomisti Mirosllav Zdravkoviq thotë se fshati është qelës për stabilitet demografik të Serbisë.

Lufta për natalitet, tashmë  është e qartë, nuk do të jetë e lehtë edhe në qoftë se shteti del shpejt nga kriza ekonomike. Arsyet për rënien e numrit të fëmijëve janë të shumtë, dhe do të duhet bërë shumë përpjekje dhe agjitacion që situata të kthehet për të mirë.  

Mosha mesatare e popullsisë
 
Viti    Meshkuj     Femra    gjithsej       
1953    28.4    29.9     29.4       
1961    29.6    31.4    30.5       
1971    31.5    33.3    32.4       
1981    32.8    34.6    33.7       
1991    33.9    36.0    34.9       
2002    39.0    41.5    40.2       
2005    39.3    41.8    40.6       
2009    39.9    42.5    41.2    


Si është zvogëluar numri i popullsisë

 
Viti    Nr. i pop. kah mesi i vitit    Të vdekur    Të lindur       
1999.    7.540.401    101.444    72.222       
2000.    7.516.346    104.042    73.764       
2001.    7.503.433    99.008    78.435       
2002.    7.500.031    102.785    78.101       
2003.    7.480.591    103.946    78.101       
2004.    7.463.157    104.320    78.186       
2005.    7.440.769    106.771    72.180       
2006.    7.411.569    102.805    70.997       
2007.    7.381.579    102.805    68.102       
2008.    7.350.222    102.711    69.083       
2009.    7.320.807     104.000     70.299    

Burimi: Enti i Statistikave të Serbisë

Me këtë qëndrim të një numri të madh të ekspertëve të statistikës dhe të demografëve pajtohet edhe Jelena Zharoviq, sociologe  dhe studiuese e trendëve demografike.

Ajo vë në dukje se në politikën popullative ndikojnë një numër faktorësh të cilët janë të sferës së vlerave sociale.

- Përvojat e ndryshme nga  bota tregojnë se stabiliteti ekonomik dhe   standard i lartë i një vend nuk do të thotë domosdoshmërish që ndikon në rritjen e popullsisë - shpjegon Zharoviq.

- Shembulli më i mirë është ai i vendeve skandinave dhe shteteve tjera evropiane, gjithashtu shënojnë rënie të popullsisë.

Nxitja e lindshmërisë patjetër duhet të ndiqet edhe modeli i caktuar kulturor, i cili duhet të korrespondojë me kushtet në të cilat jetojmë.

Vetëm me ndërtimin e saj mund të priten rezultate pozitive, përfundon sandzakonline.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)