Serbët e veriut të Kosovës sot takojnë Nikolliçin
Beograd, 7 qershor - Kryetari ilegal i Mitrovicës, Kërstimir Pantiç, ka thënë se përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës sot do të bisedojnë në Beograd me presidentin e ri të Serbisë, Tomisllav Nikolliç.
Siç raportojnë mediat serbe, takimi do të mbahet në presidencë, ndërsa temë diskutimi do të jetë situata politike dhe e sigurisë në veri të Kosovës.
Krahas Pantiç, në takim do të marrin pjesë edhe krerët e paligjshëm të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.
Nikolliç ka fituar postin e presidentit në balotazhin e 20 majit, kundrejt Boris Tadiç.