Sekretari Kerry e përfundon vizitën në Shqipëri
Tiranë, 14 shkurt - Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, e ka përfunduar vizitën zyrtare katërorëshe në Tiranë.
Ai gjatë qëndrimin në Tiranë është takuar me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Edia Rama, ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushatin dhe me kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën, me të cilët ka diskutuar për reformën në drejtësi dhe Byronë Kombëtare e Hetimit.
Sekretari amerikan ka zhvilluar një bashkëbisedim edhe me shoqërinë civile në Muzeun Kombëtar.
Avioni i diplomatit amerikan Air Force 2 u largua nga toka shqiptare në orën 14:00. Vizita e sekretarit Kerry është përmbyllur pa asnjë incident, transmeton mapo.