Seehofer: Azilkërkuesit nga Ballkani do të dëbohen nga Bavaria
Berlin, 19 shkurt - Horst Seehofer kryeministri i landit të Bavarisë njëherësh kryetar i partisë qeveritare të këtij landi (CSU), është shprehur qartë dhe pa dykuptimësi kundër invazionit të refugjatëve kosovarë.
Ai ka theksuar se azilkërkuesit nga Ballkani do të dëbohen në mënyrë konsekuente nga Bavaria.
Ne nuk jemi ent i mbështetjes sociale për gjithë botën, ka thënë politikani i lartë gjerman. Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria janë shtete të sigurta, raporton pnp.de.
Atje nuk ka ndjekje politike, ka shtuar ai dhe ka bërë të ditur se për azilkërkuesit nga Kosova tash e tutje në vend të parave do të jepen vetëm artikuj ushqimorë dhe gjësende.
Kjo për faktin se dhënia e parave po shërben si joshje.
Seehofer në lidhje me integrimin e të huajve në Gjermani është i prerë: Kush dëshiron të jetojë te ne, duhet të jetojë edhe me ne dhe jo vetëm pranë nesh dhe aq më pak kundër nesh.