Schwarz: Një Serbi e tillë nuk ka se çka kërkon në Bashkimin Evropian
Berlin, 16 tetor - "Jo nuk, është më çështja e flamurit. Ishte një racizëm i pastër, urrejtje e qartë. Në stadium, dhjetëra-mijëra serb ulërinin, Mbytini, vrisni të gjithë shqiptarët dhe vrisni dhe masakroni (rrjepni) deri sa nuk mbetët asnjë shqiptarë më, thotë deputeti gjerman Stefan Schwarz.
E, ai ministri i Jashtëm serb Dacic, thotë se kinse flamuri ishte një provokim i planifikuar nga shtetet perëndimore! Dhe, dua të vij në përfundim: Një Serbi e tillë nuk ka se çka kërkon në Bashkimin Evropian. Ne nuk duam të importojmë asnjë urrejtës dhe asnjë racizëm. Mjafton me Miloshevicin. Ne nuk duam pasardhës të tij në Bashkimin Evropian\", thekson Schwarz.