10 Janar 2025

Schopflin: Serbia, herët a vonë, do ta pranojë pavarësinë e Kosovës

Bruksel, 5 gusht - Anëtari i Komitetit për Çështje të Jashtme të Parlamentit Evropian, George Schopflin, ka deklaruar se Serbia, “herët a vonë”, duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

“Sipas kritereve të Kopenhagës, vendet që duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, duhet të zbatojnë politikën e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore me të gjithë fqinjët. Ky është një kusht i vjetër dhe jo i ri".

"Kjo do të thotë se Serbia, herët a vonë, duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, pa marrë parasysh se sa e dhmbshme mund të jetë për të”, ka thënë Schopflin.

Hungarezi Schopflin është anëtar i Grupit të Partisë Popullore Evropiane dhe në pyetjen se çfarë duhet të bëjë Partia Përparimtare Serbe, e cila ka fituar zgjedhjet në Serbi, për t`iu bashkuar partisë evropiane, ka thënë se do të përcjellë “me kujdes” presidentin dhe Qeverinë e re të Serbisë për të qartësuar kontributin e saj të mundshëm.

Diplomatët evropianë kanë shpeshtuar mesazhet për Serbinë, që të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.

Një gjë e tillë është përmendur edhe si kusht për shtetin serb që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)